Me rastin e 30-vjetorit jubilar të themelimit të partisë, anëtarë të kryesisë dhe struktura e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.
I pranishëm ishte edhe nënkryetari dhe njëherësh kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili foli për mediat, shkruan portali arbresh.info.

Ai rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë tha se nuk ka takim të aranzhuar për sot me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me marrëveshjen e mundshme.
Kjo pasi që sipas tij sot janë duke u marrë me aktivitete për shënimin e 30-vjetorit.

Por Veliu deklaroi gjithashtu se me pozicionin aktual posti i presidentit i takon LDK-së./arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...