Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka drejtuar disa akuza ndaj Qeverisë së Kosovës për propagandë ndaj opinionit.
Me anë të një postimi në Facebook, LDK-ja i konsideron si të pavërteta deklaratat e Qeverisë së Kosovës se investimet kapitale të Kosovës në vitin 2023 janë nga më të lartat.
Gjithashtu, kjo parti thekson se merita nuk mund të marr një Qeveri që llogaritë investimet e komunave, si të vetat.
Postimi i plotë:
“FAKTET PARA PROPAGANDËS”
Investimet kapitale të Kosovës në vitin 2023, nuk kanë qenë më të lartat në historinë e Kosovës, siç po propagandon Qeveria me deklarata të pavërteta.
Investimet kapitale përgjatë tre viteve të kaluara janë në nivelin më ulët historik. Sepse në mesatare, gjatë tre viteve, të dhënat tregojnë se vetëm 11% e buxhetit të shtetit janë investime qendore. Gjatë pandemisë, në mbyllje totale e krizë botërore, investimet ishin 10%, ngjashëm sikurse në këto tre vite të kësaj Qeverie, përqindja është e njëjtë!
Për krahasim, në vitin 2023 investimet qendrore ishin 348 milionë euro, njëjtë siç ishin në vitin 2017 kur buxheti ishte 1.8 miliardë euro, e jo me 2.8 miliardë sa ishte në vitin 2023.
Merita nuk mund të marr një Qeveri që llogaritë investimet e komunave, si të vetat. Propagandën e tyre e kundërshtojmë me fakte e të dhëna zyrtare që hedhin poshtë këto manipulime.
LDK do të vazhdojë t’i publikojë këto fakte në një cikël të postimeve./Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...