Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se nuk e besuan se përjetësimi i tij është kaq i shpejtë.
“Ti Baca Dem, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd”, ka shkruar Latifi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Ti Baca Dem, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd.
Ke lënë dy vajza, Arbnoren dhe Albulenën, që të dyja të diplomuara në universitet.
Edhe djalin e vogël Taulantin i cili po ndjek hapat tu, po merr dije në Universitetin e Prishtinës.
Një bashkëshorte zojë siç është Sahadeti.
Ne, 4 vëllezërit e tu, Nisreti, Smajli, Dauti dhe Tahiri dhe motrat Hatixheja dhe Vazvia, boshllëkun që na le do ta mbushim duke e ruajtur përulësisht kujtimin për ty.
E kemi babën, bacën Malush, të fortë e krenar me ty.
Sa shumë boshllëk që le baca Dem, te ne, te shokët, te shoqëria e gjerë!
Vepra jote ishte për mua, për ne, për vendin e për të mirën e tij!
Ke hedhur kudo farë sinqeriteti e dashurie!
Nuk besuam se përjetësimi yt është kaq i shpejtë!
Qenia fizike dhe i gjithë personaliteti yt është tashmë i ngulitur thellë në vetëdijen dhe kujtesën tonë.
Një jetë plot atdhedashuri, fisnikëri e trimëri, shtyllë e familjes tonë.
I përjetshëm kujtimi për ty, baca Dem!
Pusho i qetë në paqe, se ke lënë pas vetes vajza të mira, djem të ndershëm, grua me dinjitet e familje me krenari!
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...