Njësiti i Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta largojnë trupin e një personi që u gjet ditën e premte nga Policia e Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se trupi tashmë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Është tërheq trupi i pajetë nga gropa në Pejë nga njësit kompetent, ai i FSK’së. Trupi është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”.Ende nuk është identifikuar viktima”, tha Gashi.
“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, u tha në raportin 24-orësh të policisë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...