Shefi i diplomacisë serbe Marko Gjuriq deklaroi sot se heqja e një mbishkrimi me shkronja cirilike në Mitrovicë është “një provokim i qëllimshëm dhe nuk është aspak një akt administrativ neutral.”
Gjuriq në rrjetin social X e quajti këtë veprim “një akt të hapur të mos-tolerancës.”
“Ky vendim është thellësisht jodemokratik, kundër vullnetit të komunitetit lokal, në kundërshtim me parimet e multi-kulturës, tolerancës dhe respektit për diversitetin”, deklaroi Gjuriq.
LEXO EDHE:
Hiqet tabela cirilike “E dua K.Mitrovica”, në vend të saj vendosen me alfabet latin
Ai tha se “Prishtina nuk respekton sundimin e ligjit” dhe u bëri thirrje ndërkombëtarëve të reagojë.
Sot në Mitrovicën e Veriut është hequr tabela “Kosovska Mitrovica” me mbishkrim cirilik. Në vend të saj, autoritetet komunale kanë marrë vendim që të vendoset tabela me emërtimin shqip të Mitrovicës
The forceful removal of the name sign for the city of Kosovska Mitrovica/North Mitrovica in the Serbian language in the very heart of this Serb majority community by Kurti’s apartheid regime is not a neutral administrative act, but a deliberate provocation that instigates ethnic…
— Марко Ђурић (@markodjuric) October 2, 2025
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...