Tabela me shkronja cirike “E dua K.Mitrovica” e cila ishte e vendosur në qytetin e Mitrovicës së Veriut, u largua mëngjesin e sotëm.
Në vend të saj, u vendos tabela me alfabetin latin ku shkruhet vetëm “Mitrovica”, ku në paraprakën i referohej si “Kosovska Mitrovica”.
E pos emrit Mitrovica, u vendos edhe një stemë e re e Komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila u miratua së fundmi nga Kuvendi Lokal.
Lidhur me këtë u deklarua edhe zëvendëskomandant i Policisë për Veriun, Veton Elshani.
“E ka bërë komuna. Ne jemi informuar për heqjen e tabelës së vjetër dhe vendosjen e tabelës së re, por nuk kishte nevojë për ndërhyrje”, tha ai.
Tabela cirilike, e cila u hoq këtë mëngjes u instalua në gusht 2020 si pjesë e fazës së dytë të ndërtimit të rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugëve “Kralja Petra Prvog” dhe “Knjaz Millosha”.
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare