Policia e Kosovës ka liruar kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe tre anëtarët e tjerë, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni dhe Gëzon Kastrati.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së.
“ Po janë liruar që të gjithë, sepse arrestimi ishte i kundërligjshëm, kështu që kanë vendos edhe Dardanin me liru”, tha Kuçi.
Ndryshe, kreu i PSD-së dhe tre anëtarët e saj u arrestuan sot pas përfundimit të protestës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Molliqaj u arrestua pasi ndaj tij ishte një urdhërarrest nga gjykata, ndërsa Krasniqi e Hyseni u prangosën si pasojë e pengimit të arrestimit të kryetarit të tyre./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë