Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, është pritur sot në takim nga emisari special i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel.
Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se në këtë takim diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Ai tha se e informoi Ziadeh për zhvillimet në dialog, përpara raportimit të ardhshëm për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“E mirëpritur@UNMIKosovo Ziadeh sot në Bruksel. Ne krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe unë informova për gjendjen në Dialog përpara raportimit të ardhshëm të KS të OKB-së”, ka shkruar Lajçak./arbresh.info/
Welcomed @UNMIKosovo SRSG Ziadeh in Brussels today. We compared notes on the latest developments in Kosovo and I briefed about the state of play in the Dialogue ahead of the upcoming UNSC debate. pic.twitter.com/OarNzM8OG8
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 30, 2022
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër