Përfaqësuesi i posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak është deklaruar për medie pas takimit me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.
Ai ka thënë se pret që marrëveshja të jetë e pranueshme nga të dy palët, shkruan arbresh.info.
“BE është shumë serioz kur bëhet fjalë për këtë proces dhe mandati im është që të ndikoj që të arrihet një marrëveshje që do të rregullonte të gjitha marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ishte e pranueshme nga të dy vendet”, ka thënë ai.

Lajçak ka thënë se pas Kosovës do të vizitoj Serbinë.
“Do të vazhdoje dhe vizitën time me Beograd në mënyrë që të fillojmë përgatitjet tona për procesin e dialogut”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...
Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Irani...
Po transferohej nga komisariati i Fierit në Kuçovë, 45-vjeça...
Ismaili: Ish-ushtarët e UÇK-së i kanë pritur policët e njësi...
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...