Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takime me diplomatë gjermanë në Berlin, të cilët i falënderoi për angazhimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces.
Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak bëri të ditur se ka pasur takime të rëndësishme në Kancelarinë gjermane për të marrë mbështetje në progresin e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në mes të Kosovës e Serbisë.
“Sot pata diskutime të rëndësishme me përfaqësues të diplomacisë gjermane për ecurinë e dialogut dhe gjendjen para takimit të javës së ardhshme. U përqendruam ne nevojën për progresin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Faleminderit Gjermanisë për mbështetjen e fortë”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/
Had important discussions at Chancellery and @GermanyDiplo today about the state of play in the Dialogue and the way forward ahead of next week’s meeting. Focused on the need for progress on implementing the Agreement on the Path to Normalisation. Grateful for strong ?? support. pic.twitter.com/Cn0jA2FAgq
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 7, 2023
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...