Ish-luftari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj ka kujtuar bashkëluftaren e tij, Fetnete Ramosaj, shkruan arbresh.info.
Brahimaj në një postim në facebook ka shkruar se ndihet keq pasi nuk mund të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit.
“Sot, kur Ty Fitnete, bashkëluftëtare, tu dha lamtumira e fundit, unë nuk isha prezent, dhe për këtë më vjen keq, por fati e ka që shpesh të mos gjendesh fizikisht aty ku je me mendje e me zemër”, ka shkruar Brahimaj.
Ai ka shkruar se gjendet në Hagë ndërsa ka shtuar se edhe sot do të mbrojë të vërteten e luftës së UÇK-së.
“Nga Haga, nga këtu ku komunikoja shpesh me Ty për zhvillimet në Kosovë, dikur, edhe sot po e shkruaj një lamtumirë dhe po të thurr lavdinë për gjithçka që ke dhënë gjatë dhe pas luftës.
Edhe sot, po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e popullit shqiptar, me shumë bashkëluftetarë të tjerë, atë të cilën deri në fund të jetës e trumbetove edhe Ti, Fitnete. Lavdi, “Zëri i UÇK-së”, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka përfunduar ai.
Ndryshe sot i është dhënë lamtumira e fundit, ish ushtares së UÇK-së, Fetnete Maxhuni-Ramosaj. Varrimi i saj u bë në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, ku morën pjesë një numër i madh i njerëzve.
Fetnete Ramosaj, ndërroi jetë tri ditë më parë. /Arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...