Brahimaj është shprehur i bindur se listat e veteranëve në Rrafshin e Dukagjinit nuk është fryrë siç është thënë deri më tani dhe se ka mundësi që ndonjë individ që nuk ka luftuar të jetë pjesë e listave por asnjëherë mijëra apo qindra persona.
“Jam thellësisht i bindur që ndoshta ndonjë individ po, por nuk është e mundur që gjithë ata njerëz janë futë në lista pa luftuar. Është puna e organeve hetuese që t’i vërtetojnë dhe të ndëshkohen sipas ligjit personat që janë në lista e nuk janë veteranë, por nuk është e ekzagjeruar as me mijëra as me qindra”, ka thënë Brahimaj në Frontal.
Ndërsa i pyetur për largimin nga Kosova të prokurorit Elez Blakaj, dorëheqjen e tij dhe ngritjen e aktakuzës për fryrjen e listave të veteranëve, ai ka thënë se si shumë të tjerë, edhe Blakaj po mundohet ta njollosë luftën e UÇK’së, madje e konsideron frikacak dhe dezertor të punës së tij, pasi e ka lënë në gjysmë atë që e ka filluar.
“Shumë persona po mundohen ta njollosin luftën e UCKsë, akti që e ka bërë Blakaj më jep përshtypjen se është frikacak dhe interesgji. Për mua është një dezertor i punës së vet”, ka thënë Brahimaj për Blakajn.
Ai tutje thotë se nëse Blakaj ka qenë i kërcënuar është dashur të tregonte, pasi detyra e tij është që ai t’i mbrojë të tjerët, e nëse ai nuk mund ta mbrojë vetën nuk është dashur ta pranojë detyrën që e kishte. Madje Brahimaj ka thënë se Blakaj tani që është në një vend të sigurtë, në Amerikë, le të tregojë kush e kërcënoi.
“Në qoftë se nuk ka qenë në gjendje me e mbrojtë veten pse e ka zgjedhë atë drejtim dhe pse e ka pranuar atë detyrë. Ai supozohej se do duhej t’i mbronte të tjerët që kanë nevojë për ndihmën e tij e jo të mos mund ta mbrojë as veten. Është dashtë me i qitë me emra kush e ka kërcënu, e tash që është në vend të sigurtë le ta thotë kush e kërcënoi”, është shprehur Brahimaj.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...