Bashkësia Islame e Kosovës, ka marrë një vendim lidhur me atë se si duhet vepruar me kufomat e personave të infektuar nga koronavirusi.
BIK ka njoftuar se me rastin e vdekjes së personit si pasojë e infektimit me koronavirus, nëse kufoma përgatitet në morgun e QKUK-së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit.
“Në rastin e vdekjes së personit si pasojë e infektimit me koronavirus (konfirmuar nga IKSHPK’ja), nëse kufoma përgatitet, pastrohet dhe mbyllet hermetikisht në morgun e QKUK’së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit dhe xhenazja do të varroset pa u pastruar nga autoriteti fetar, ndërsa Namazi i xhenazes do t’i falet pas varrosjes, duke respektuar distancën e duhur sociale në raport Imam-Xhemat”, thuhet në vendimin e BIK-ut.


BIK po ashtu thekson se nëse vdes një person i dyshuar me koronavirus, atëherë të vdekurit duhet t’i derdhet vetëm uji nga sipër, pa e prekur me duar trupin e tij.
“Në rastin e vdekjes së personit për të cilin dyshojmë apo frikësohemi se mund të ketë qenë i infektuar me koronavirus, xhenazja do të pastrohet në atë mënyrë që të vdekurit do t’i derdhet vetëm uji sipër, pa e prekur me duar trupin e tij”, thuhet tutje në vendim.
Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 71 raste me koronavirus, ndërsa të dielën është shënuar edhe viktima e parë./arbresh.info
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...