Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të premten miratoi Planin Operacional dhe kalendarin e aktiviteteve kryesore për organizimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.
Sipas këtij plani fushata për zgjedhjet lokale do të nisë më 21 shtator dhe përfundon më 20 tetor.
Periudha e aplikimit të subjekteve politike fillon më 21 qershor dhe zgjat deri më 22 gusht, raporton lajmi.net.
Disa nga aktivitetet kryesore janë si në vijim:

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për Subjektet Politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje. Sipas vendimit të KQZ-së, shpenzimet e lejuara për subjektet politike është 0.50 euro për një votues.
Ndërsa në komunat ku numri i votuesve është nën 5 mijë shpenzimet e lejuara për subjektet politike janë 0.70 euro për një votues.
Specialja publikon edhe qesen me mbeturina në të cilën Kilaj...
Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim n...
SPK: Suspendimet e ngutshme dëmtojnë rëndë institucionin
‘Javelin’ arrin në Shipëri, ambasada amerikane e sheh si tre...
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google