Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur pakënaqësinë lidhur me suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë në Gjakovë nga Inspektorati Policor i Kosovës, duke e konsideruar këtë veprim të ngutshëm dhe jo adekuat për rrethanat e rastit.
Sipas Sindikatës, suspendime të tilla dëmtojnë rëndë institucionin e Policisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe duke krijuar mungesë të fuqisë punëtore në stacionet policore dhe cenim të autoritetit e besueshmërisë së organit të sigurisë.
Pa dashur të ndërhyjë në kompetencat dhe pavarësinë institucionale të Inspektoratit Policor të Kosovës, Sindikata, duke u bazuar në audio incizimin e publikuar në media dhe pas analizimit të plotë të ngjarjes, ka vlerësuar se zyrtarët policorë të suspenduar kanë kryer detyrën e tyre me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.
“Sipas të dhënave të bëra publike, zyrtarët policorë janë kërcënuar me jetë në vendin e tyre të punës, përkatësisht në stacionin policor, në prani të dëshmitarëve – zyrtarë policorë. Në audio incizim dëgjohet i dyshuari duke përcaktuar edhe kohën e mundshme të sulmit ndaj zyrtarëve policorë. Për këtë arsye, ai është trajtuar si i dyshuar për veprat penale të kërcënimit dhe pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës dhe, me urdhër të prokurorit, është caktuar masa e paraburgimit”, thuhet në komunikatën për media nga Sindikata.
Po ashtu, sipas Sindikatës, ekziston dyshimi se audio incizimi i publikuar është i shkëputur në pjesë dhe jo i plotë. Sipas legjislacionit në fuqi, asnjë audio incizim i paautorizuar dhe i pa urdhëruar nga organet kompetente nuk mund të konsiderohet provë ligjore në asnjë rast.
Në fund, Sindikata e Policisë së Kosovës i bën thirrje Inspektoratit Policor që të rishqyrtojë vendimin dhe të mundësojë kthimin e menjëhershëm në detyrë të zyrtarëve policorë, duke konsideruar se ata kanë qenë viktima të kërcënimit me jetë dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
U raportua se LVV dhe LDK janë afër një marrëveshjeje për pr...
Goditje për Liverpoolin dhe Francën, Ekitike humbet sezonin ...
I jepet lamtumira e fundit 19 vjeçarit nga Rahoveci që humbi...
Në shkurt 2026 lindën më shumë meshkuj se femra
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...