Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja – në këtë rast Vjosa Osmani – cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit nga partia ose koalicioni që ka shumicën në Kuvend.
Kandidati për kryeministër duhet që brenda 15 ditësh nga emërimi, të paraqesë përbërjen e Qeverisë dhe të kërkojë miratimin e deputetëve.
Megjithatë, në rrethanat aktuale, votimi për Qeverinë pritet të ndodhë që sonte.
Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse siguron të paktën 61 vota – pra shumicën e të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ka 57 ulëse. Kabineti i Albin Kurtit pritet të mbështetet edhe nga disa deputetë të komuniteteve joserbe, të cilët janë gjithsej dhjetë, si dhe nga deputeti i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq./REL
LEXO EDHE:
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...