Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme ka miratuar deklaratën e propozuar nga deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, me mbështetjen e Grupeve Parlamentare të të gjitha partive politike të Kuvendit, lidhur me miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.
Me miratimin e të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, është miratuar sot Deklarata për Miratimin e Përkufizimit të Përdorshëm për Antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, e propozuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj.
Deputetët kanë votuar me 79 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër./Arbresh.info/
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...