Të premten Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës. Vendimi u mor pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, të martën më 14 prill, teksa seanca pritet të nisë në orën 10:00.
Pikë e rendit të ditës do të jetë vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, këtë sot e konfirmoi edhe zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu gjatë seancës do të shqyrtohet edhe projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy këto tema u miratuan në komisionet përkatëse me 14 prill.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,
6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...
Rritet konsumi i duhanit në Kosovë, shqetësim i madh te të r...
FIFA konfirmon një ndryshim të ri në rregullore para fillimi...
Kurti e kap tabllën e filxhanit në emision: Kosova është pak...