Deputetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë miratuar plotësim-ndryshimet e tri projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Përkrahje këtyre projektligjeve i dhanë edhe grupet parlamentare opozitare.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se këto ndryshime dhe plotësime të projektligjeve janë në përmbushje të detyrave dhe objektivave që ka FSK-ja.
“Shqyrtimi dhe miratimi i këtij projektligji është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore, lidhet me të drejtat dhe obligimet për pjesëtarët e FSK-së, gjithashtu ky ligj do të jetë në funksion të përmbushjes së detyrave dhe objektivave që ka FSK-ja. Vlen të theksohet se këto ndryshme dhe plotësime janë bërë në koordinim të plot me partnerët tanë ndërkombëtar”, tha ai.
Deputetët miratuan Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes./arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...