Kuvendi i Kosovës sot dhe nesër organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Sipas njoftimit, për shkak të punimeve në sallën plenare, bashkatdhetarët do të priten në ambiente të tjera të Kuvendit.
“Të enjten dhe të premten, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend. Për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Për bashkatdhetarët Kuvendi i Kosovës do të jetë i hapur nga ora 08:00 deri në orën 16:00./Arbresh.info
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...