Ambasadorja e Kosovës në SHBA ka njoftuar gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar se ka takuar Isa Ramën që është i angazhuar pranë Misionit të Norvegjisë në OKB.
Kosovari që jeton me familje në Norvegji, Isa Rama, studion marrëdhëniet ndërkombëtare në këtë shtet, përcjell albinfo.ch.
“Pas seancës së Këshillit të Sigurimit, tek ulësja erdhi një djalë i ri. Me shqipe të përkryer më tha se është me origjinë nga Kosova dhe se familja i kishte shkuar në Norvegji gjatë luftës. Isa Rama sot studion marrëdhëniet ndërkombëtare në Norvegji dhe si pjesë e studimeve ishte edhe angazhimi pranë Misionit të Norvegjisë në OKB”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook, ku edhe ka postuar një foto me të.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...