Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se Qeveria Kurti 3 do të krijohet.
Ish-deputetja tha se për krijimin e qeverisë, i kanë 65 vota.
“Ne jemi një grup parlamentar me 57 deputetë, dhe natyrisht me një bashkëpunim prej tetë deputetë nga grupi parlamentar të komuniteteve joshumicë joserbe, përfshirë edhe Rashiqin. Ne nuk jemi takuar ende bashkërisht ende me diskutu formën e votimit në GP-në tonë”, tha Kusari-Lila në Klan Kosova.
Pos tjerash, ajo foli edhe për zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës.
Sipas saj, partitë politike duhet të ulen dhe të flasin me njëra-tjetrën për t’u dakorduar në këtë çështje.
“Përveç konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, është pastaj votimi për marrëveshjet ndërkombëtare dhe për president/e. Këtu duhet të jemi bashkë si kastë politike. Për pozitën e presidentit ose presidentes duhet me u taku me partitë politike dhe me i dëgju se çka janë idetë e tyre për këtë rast”, tha ajo.
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...