Kusari-Lila tha se nuk e sheh si të papeshë pezullimin e dialogut strategjik, teksa tha se mesazhi që ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës beson se është kuptuar në Kosovë.
“Nuk kam kërkuar shpjegim dhe e kam ditë pse ka ardhur. E kuptoj se deri ku ose çfarë mund të jetë bindja apo veprimi i Kurtit pas gjithë këtyre viteve të bashkëpunimit në raport me këtë. E di se nuk e ka të lehtë dhe e di se do të bëjë përpjekje maksimale që të jemi gjithmonë aty ku kemi qenë dhe mbesim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kusari-Lila në Rubikon.
Tutje, ajo tregoi se pezullimi i dialogut strategjik nuk e ka zënë shumë në befasi Qeverinë e Kosovës, pasi sipas saj, edhe më herët ka pasur ngecje në zbatimin e tij.
“Në mënyrën e efektit dhe ndikimit që ka ndodhur në pezullimin e dialogut strategjik, e di që ka pasur ngecje të mëhershme në zbatimin e dialogut strategjik për arsye se ka pasur mesazhe më herët. Nuk ka qenë shumë e befasishme një deklaratë publike”, tha ajo.
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...