Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi, vizitoi sot Muzeun Arkeologjik të Prizrenit.
“Ky muze arkeologjik gjendet brenda Hamamit të Shemsudin Ahmed Beut (shek. XV), i cili si askund tjetër ka edhe sahat-kullën e vet.”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Për pritjen e sotme, kryeministri Kurti e falënderoi stafin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe arkeologun Vesel Hoxhaj për punën me pasion në këtë institucion muzeal.
“Muzeu Arkeologjik i Prizrenit pret vizitorë nga e gjithë bota e nga të gjitha moshat, tashmë me një ekspozitë të kuruar në mënyrë profesionale dhe moderne.”, bën të ditur njoftimi.
“Qeveria jonë po investon në fuqizimin e muzeve publike.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...