Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosovë për herë të parë po kryen stërvitjet e përbashkëta me Ushtrinë Amerikane në territorin e saj.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se trupat e ushtrisë tonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm.
“Për herë të parë Kosova po kryen një stërvitje të udhëhequr nga Ushtria Amerikane në territorin e saj. Trupat tanë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm në ushtrime të ndryshme si pjesë e Defender 21 në Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri”, ka shkruar Kurti.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se rruga jonë është drejt NATO-s. Ai ka thënë se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-të./arbresh.info/

For the first time ever, Kosova is hosting a US Army led exercise in its territory. Our troops are showing dedication and professionalism in various exercises as part of Defender 21 in Kosova, Croatia and Albania. pic.twitter.com/NC7PimHVza
— Albin Kurti (@albinkurti) May 25, 2021
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...