Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ishte një rast historik që në KQZ të mos certifikohej Lista Serbe, por sipas tij, kjo u pamundësua nga opozita. Ai shtoi se tani ka përshtypjen që më shumë po sulmohet Albulena Haxhiu sesa Serbia.
“Ka qenë rasti unik, historik që të mos e certifikojmë Listën Serbe. Andaj edhe përfaqësuesit tonë të cilët nuk u mbështetën nga opozita në KQZ ishin aty kundër certifikimit të Listës Serbe. Paramendojeni këtë situatë. Lista Serbe nuk certifikohet, detyrohet të regjistrohet me një emër tjetër, dhe në vend se sot të kemi Listën Serbe me 9 deputetë dhe Nenad Rashiqin nga partia e tij, do ta kishim Nenad Rashiqin me 3-4 deputetë dhe dy parti tjera, njëra do të ishte Lista Serbe me emër tjetër, por mbase do të kalonte edhe dikush tjetër në vend të 9 me 1, ndoshta do t’i kishim edhe disa parti tjera, dhe më në fund edhe pluralizmin tek komuniteti serb, dhe sot nuk do të ishim as te ky ngërç. U humb edhe ai shansë historik për bindjen time”, tha Kurti.
Ai tutje theksoi se është gabim që në njërën atë ta pamundësosh kuorumin për të mos e certifikuar Listën Serbe, e në anën tjetër ta pamundësosh kuorumin që të zgjidhet Albulena Haxhiu.
“Për besë e kam përshtypjen që më shumë po e sulmojnë e kundërshtojnë Albulena Haxhiun se Serbinë, a ne e dimë që Lista Serbe de facto kryetarin e vet e ka Milan Radoiçiqin i cili rri nga Rashka e Novi Pazar, e deri në Beograd e Novi Sad e i takon këta të Listës Serbe”, shtoi Kurti./rtk
Transferimi i Dakut tek Zeniti drejt dështimit
Apeli lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e apartamentit që...
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Kinë, raportohet ...
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëp...
Dyshohet se e rrahu kundërvajtësin gjatë detyrës – Prokurori...
Vdes 23-vjeçarja që dyshohet se ra aksidentalisht nga një ba...