Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar martirët e Poklekut të ri të Drenasit dhe Studimes së Vushtrrisë.
Në Facebook, Kurti ka shkruar se trupi i Kosovës i gjithi është i mbushur me plagë, të cilat për t´u shëruar kanë nevojë për drejtësi.
“25 vjet më parë, forcat e armatosura të Serbisë, vranë dhe zhdukën me forcë dhjetë civilë shqiptarë në Poklek të Ri. Për fatin dhe vendndodhjen e nëntë prej tyre nuk dihet ende”.
“Një vit më vonë, më 31 maj 1999, në Studime, forcat serbe masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu. Në mesin e tyre, shtatë ishin fëmijë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje, kryeministri ka thënë se këto masakra, vrasje e zhdukje me forcë, sikurse edhe të gjitha masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.
“Trupi i Kosovës i gjithi është i mbushur me plagë, të cilat për t´u shëruar kanë nevojë për drejtësi. Drejtësia është i vetmi ilaç. Është themeli i qëndrueshëm për paqe”.
“U prehshin në paqe martirët dhe dëshmorët e Poklekut të Ri dhe Studimes”, përfundoi i pari i Qeverisë./Arbresh.info
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...