Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë zhvillimet politike dhe ngërçin në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën, Kurti theksoi se, pavarësisht mundësisë për përsëritjen e zgjedhjeve, rezultati nuk mund të ndryshohet, përveçse mund të thellohet në favor të VV-së.
“Zgjedhjet mund të përsëriten, por rezultati jo vetëm që mund të ripërsëritet, por edhe të thellohet për Vetëvendosjen”, tha ai.
Kurti theksoi se konstituimi i Kuvendit është hapi i parë dhe se pas tij duhet të formohet qeveria.
Ai e bëri të qartë se Kosova ka tashmë një qeveri funksionale, me ministra dhe kryeministër në detyrë, por që Kuvendi ende nuk është funksional.
Kurti gjithashtu shprehu shqetësimin për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se ndonëse votohet shpesh në mënyrë të fshehtë, deputetët e opozitës nuk po e mbështesin këtë mënyrë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit./Arbresh.info
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Romë, kryeministri i ulet...
Haxhiu pret në Presidencë ministrin e Jashtëm belg, Maxime P...
Vini dhe Mbappe, më të kritikuar se kurrë pas eliminimit nga...
Prévot: Do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshilli...
Tragjedia në Malishevë, Kurti: Jam i tronditur, ngushëllime ...
E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madrid, një pikëpyetj...