Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Kosova po përjeton përfaqësimin më të gjerë dhe rrjetin më të thellë diplomatik në historinë e saj.
Sipas tij janë arritur hapa të rëndësishëm me hapjen e ambasadave të reja në Kolumbi dhe Malajzi, si dhe themelimin e një misioni në Poloni dhe një misioni special pranë Selisë së Shenjtë.
“Kosova sot gëzon përfaqësimin më të gjerë dhe rrjetin diplomatik më të madh në historinë e saj. Jemi krenarë që gjatë mandatit tonë kemi zgjeruar praninë diplomatike në nivele të papara, duke hapur ambasada të reja në Kolumbi dhe Malajzi, një mision në Poloni dhe një mision special pranë Selisë së Shenjtë”, ka shkruar Kurti në “X”.
Kurti ka shtuar se këto arritje forcojnë zërin e Kosovës në arenën globale dhe thellojnë partneritetet tona në të gjithë botën. /Telegrafi/
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...