Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se Kosova i ka plotësuar 95 kriteret për t’iu liberalizuar vizat, por pse kjo nuk ka ndodhur deri më tani, Kurti nuk ka një shpjegim.
Kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se në korrik bëhen 4 vite që nga koha kur Komisioni Europian për herë të dytë ka thënë se duhen libralizuar vizat për Kosovën.
Sipas tij, kjo mund të ketë lidhje me imazhin e Kosovës në të kaluarën sa i përket korrupsionit dhe krimit, por sërish Kurti tha se kanë bërë përparim vitet e fundit duke u përmirësuar.
“Unë nuk kam marrë asnjë shpjegim… pse deri më sot nuk janë liberalizuar vizat kur dihet se deri më sot i kemi plotësuar 95 kritere më shumë se dyfishin e kritereve që kishin Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe tani në korrik bëhen 4 vjet që komisioni Europian për herë të dytë ka thënë që duhet të liberalizohen vizat e Kosovës. Por nuk ka arsye, kur s’ka arsye nuk ka shpjegim.
Unë më shumë mendoj se ka të bëjë me një imazh të kaluar të Kosovës që nuk ka qenë i mirë, me raportet e progresit për korrupsionin dhe krimin, por tash jemi përmirësuar shumë. Por në të njëjtën kohë ka edhe elementë irracionale të shteteve të veçanta në BE që tremben për bindjen time pa arsye.”-tha Kurti në Syri Tv.
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...