Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Varshavës është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur.
Sipas njoftimit, Republika e Kosovës dhe Estonia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dypalëshe, të cilat Kurti dhe ministri Pevkur në këtë takim shprehën vullnetit dhe gatishmërinë për t’i zgjeruar edhe më tutje bashkëpunimet, shkruan Arbresh.info
“Krahas bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, ku Kosova po përfiton nga përvojat dhe ekspertiza e Estonisë, gjatë bashkëbisedimit sot u diskutua rreth mundësive për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Kryeministri Kurti theksoi se mbështetja e Estonisë është shumë e rëndësishme në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe rolin e saj kontribues në stabilitetin e rajonit.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Kurti falënderoi ministrin Pevkur për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës në rrugëtimin e saj integrues në Bashkimin Evropian, shkruan Arbresh.info/

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë