Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi mbrëmë ministrin e Financave të Gjermanisë, Jörg Kukies, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Sipas njoftimit, ata diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, përfshirë ato në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe për mundësitë dhe rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të huaja dhe bashkëpunimit ekonomik, shkruan Arbresh.info.

Kurti veçoi zbatimin e 12 profileve të arsimit dual dhe planet për shtimin edhe të 10 të tjerave për të zgjeruar lidhjet ndërmjet shkollimit profesional dhe tregut të punës, përkatësisht arsimit me ekonominë, rolin e diasporës sonë për forcimin e urave ndërmjet dy vendeve, dhe progresin, ofertën për investitorë të huaj dhe përparësitë e sektorit te teknologjisë në Kosovë.
Kryeministri shprehu mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës./Arbresh.info/

Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin