Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, sot u prit në takim nga lideri i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer.
Lideri laburist shoqërohej nga zëvendësja e tij, Angela Rayner, kurse Kryeministri Kurti nga ambasadori ynë, Ilir Kapiti, thuhet në komunikatën për media.
U diskutuan një sërë temash të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe zhvillimet aktuale politike në botë posaçërisht pas agresionit ushtarak dhe invazionit rus në Ukrainë.
Solidariteti me popullin ukrainas dhe uniteti i demokracive dhe progresistëve kundrejt autokracive u konstatua si prioritet i përbashkët.
Kryeministri Kurti e njoftoi Sir Keir Starmer për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, dhe e falënderoi atë për rolin historik të laburistëve në mbështetjen e Kosovës.
Sir Keir Starmer gjithashtu i ofroi përkrahje Kryeministrit Kurti për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare./arbresh.info/




Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...