Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në New York, është takuar me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas njoftimit, palët biseduan rreth avancimit të marrëdhënieve diplomatike dhe hapësirave për rritje të bashkëpunimit e angazhimit të dyanshëm, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, u veçuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushat e arsimit dhe kulturës, si dhe në rrafshin ekonomik dhe tregtar e mundësitë për investime në Kosovë, fusha nga të cilat do të kishte përfitime reciproke.
Kryeministri Kurti, gjithashtu përmendi efektet pozitive të arritjes së liberalizimit të vizave, ku tashmë shumë qytetarë tanë krahas qendrave tjera evropiane kanë destinacion të vizitave e qëndrimeve të tyre afatshkurtra edhe qytete të Greqisë.
Në këtë takim, Kryeministri Kurti shoqërohej nga Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka.


Ambasada zvicerane demanton pretendimet se Zvicra po kërkon ...
Si operojnë kompanitë e Elektroprivredës së Serbisë me seli ...
Londrimi “çmendet” pas këngës së Remzije Osmanit
Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dy vendet tona k...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...