Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se takimet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si në Prishtinë ashtu edhe në Berlin, janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se ka falënderuar Scholzin mikpritjen dhe mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.
“Me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, qoftë në Prishtinë apo në Berlin, takimet janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive. Sot u ritakuam në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, në Samitin e radhës ku u përkushtuam për më shumë bashkëpunim rajonal e përmes tij për integrim të plotë evropian. E falënderova për mikpritjen dhe mbështetjen e fortë e të vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit