Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten shtesat mujore për nënat lehona. Kurti ka thënë se shtesa prej 170 euro, do të bëhet 325.9 euro.
Këtë vendim Kurti e bëri në mbledhjen e sotme të qeverisë.
“Qysh në fillim të mandat filluam skemën e shtesave për nënat e reja. Deri më tani rreth 70 mijë nëna lehona kanë përfituar. Me pagën minimale të re është koha që nga kjo të përfitojnë edhe nënat e reja. Do të miratojmë rritjen mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro, aq sa vlera neto e pagës minimale. Që nga ky muaj për të gjitha nënat lehona shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro”, tha Kurti.
Ndërkaq për ato të punësuara, përveç pagesës për 70 për qind për 6 muaj nga punëdhënësi lehonat do të përfitojnë mbështetje për tre muajt e tjerë për 319.5 euro në muaj.
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...