Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar se sot, më 9 dhjetor, u bënë pesë muaj që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë marrë raportin qeveritar për marrëveshjet e dialogut gjashtëvjeçar (2011-2017) Kosovë-Serbi.
Por, siç shkruan Kurti në Facebook, ky raport nuk lejohet të futet në agjendë parlamentare e të sillet në seancë plenare për diskutim, shqyrtim e vlerësim.
“Që prej 9 korrikut 2018, raporti 41 faqësh mbahet i bllokuar! Duket që regjimi në fuqi nuk do që Kuvendi ta trajtojë shkallën e përmbushjes së marrëveshjeve dhe ndikimin e tyre në realitetin politik, shoqëror e institucional të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk duan të dihet se ku jemi dhe nga erdhëm, nuk duan të nxjerrim mësime nga e kaluara, sepse duan të përsëriten gabimet e njëjta, me nxitimin e vjetër drejt dialogut të ri”, ka shkruar Kurti.

Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...