Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët dhe besimtaret myslimane me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
I pari i Qeverisë ka theksuar se Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore.
“Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt”, ka shkruar Kurti.
Kurti u ka ururar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore.
“Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër. Ju bëftë mirë syfyri i parë!”, ka përfunduar kryeministri.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...