Barazia gjinore, si parakusht për barazi shoqërore, u theksua në takimin e sotëm që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave.
U ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të institucioneve të shtetit dhe shoqërisë civile, për të forcuar zhvillimin ekonomik dhe për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave.
Kurti potencoi punën dhe përkushtimin e Qeverisë për shoqëri me të drejta dhe mundësi të barabarta. Ai veçoi masat e ndërmarra nga Qeveria, në sajë të të cilave janë punësuar mbi nëntë mijë gra dhe vajza, si dhe rritjen e vendeve të punës gjatë 27 muajve të fundit, me 25,970 gra të punësuara ose 58.3% rritje të vendeve të punës për gra dhe vajza.
Duke folur për rëndësinë e edukimit si faktor për fuqizimin e vajzave, u përmend mundësimi i studimeve falas, si dhe ndarja e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit. Për mbylljen e hendekut në punësim, u veçua ndarja e 1,300 bursa për fushat STEM në vitin e kaluar akademik dhe 1,600 bursa për 2022-23. Ndërsa për të urëzuar edukimin me tregun e punës u theksua pilotimi i arsimit dual me 8 profile të reja për këtë vit në 21 shkolla profesionale, në 14 komuna.
Në këtë diskutim të përbashkët, morën pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kryesuesja e Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës, Tinka Kurti, zëvendësuesja e Kryeshefes Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, si dhe përfaqësueset e FEG: Saxhide Mustafa nga Riinvest, Igballe Rogova nga RrGK, Nora Latifi- Jashari nga GAP, Luljeta Demolli nga QKSGj si dhe Rrezarta Krasniqi nga D4D./Arbresh.info

Sonte luhen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës
Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgim...
Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...