Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, përcjell arbresh.info.
Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi për vizitën që po i bëjnë vendit tonë me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
I njoftoi për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut.



Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”