Rëndësia e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut, mbrojtja dhe promovimi i tyre, ishin në fokus në takimin e sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Ambasadorin e Holandës për të Drejtat e Njeriut, Wim Geerts.
Duke ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës për Republikën e Kosovës, Ambasadori Geerts, tha se vizita e tij është vazhdimësi e vizitës së Kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, në korrik të vitit të kaluar. Ai vlerësoi progresin që ka shënuar Kosova në vitet e fundit.
U bisedua për angazhimin e përbashkët në qeverisjen e mirë, kohezionin social dhe të drejtat e komuniteteve joshumicë. Duke biseduar për rrugëtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ambasadori Geerts shprehu mbështetjen e Holandës.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, për integrimin në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave. Ai theksoi angazhimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në takimin e përbashkët me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, u ritheksua vullneti dhe gatishmëria për të thelluar dhe zgjeruar marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës./Arbresh.info

“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...