Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.
Në këtë takim u diksutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe popujve si dhe mbështetjen e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën, shkruan Arbresh.info.
Tutje, Kurti i ofroi ambasadorit bashkëpunim të afërt në thellim të mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
“Kryeministri veçanërisht falënderoi Austrinë për mbështetjen në rrafshin e sigurisë me mbi 600 trupa në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe për 14 programet e Agjencisë Austriake për Zhvillim, ndër to ajo në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, ku qeveria këtë vit e ka çuar në 12 numrin total të profileve të arsimit dual bazuar në modelin “Ausbildung” nga katër sa ishin në vitin e kaluar. “, thuhet në komunikatën e lëshaur nga Zyra e Kryeministrit.
Ndërkaq, Ambasadori Schnetzer shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen që e ka pranuar në Kosovë.
Po ashtu në takim u bisedua për trendin pozitiv të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy shteteve.
“Eksportet e Kosovës në drejtim të Austrisë sivjet janë rritur për 71.7% , kurse ato të shërbimeve për 120% në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkaq, investimet direkte nga Austria në Kosovë në dy vitet e fundit kanë shënuar një rritje për 11.6%.”, thuhet në komunikatë.
Ambasadori i ri i Austrisë në Kosovë, veçoi interesimin e tij që të angazhohet në fushën e bashkëpunimit kulturor.
Gjatë takimit, u fol edhe për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon./Arbresh.info
Abbott: NATO-s do t’i bashkohen 200 ushtarë të tjerë britani...
Caktohen dy shtete që do të jenë nikoqire të Kampionatit Evr...
Politikani serb: Kosova të garantojë sigurinë e serbëve në v...
Shqipëria U21 publikon listën për dy ndeshjet kualifikuese t...
Disa eurodeputetë propozojnë ngrirjen e fondeve të BE-së për...
Kuvendi për 6 muaj shpenzoi mbi 3.8 milionë €, opozita me kr...