Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në Shtëpinë e Kosovës në Davos ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu.
Kurti dhe Sidhu biseduan rreth marrëdhënieve bilaterale, shkëmbimit tregtar dhe zgjerimit të bashkëpunimit mes dy shteteve tona.
U veçua bashkëpunimi në industrinë minerare, ndërsa Kosova ka marrë pjesë vitin e kaluar në Konferencën Botërore për Hulumtim dhe Shfrytëzim të Mineraleve, PDAC 2025, mbajtur në Toronto. Përveç industrisë minerare, u theksua dhe potenciali për fuqizim të bashkëpunimit në infrastrukturë, teknologjinë e informacionit dhe fushën e mbrojtjes.
“Ky ishte takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe ministrit Sidhu. Kryeministri shprehu mirënjohjen dhe falënderimin ndaj Kanadasë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat shtetndërtuese, angazhimit kanadez në kontigjentin e KFOR-it, dhe mbështetjen për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...