Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar një video të sistemeve raketore antitank gjermane “Panzerfaust 3”, të cilat i ka blerë Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Sistemit raketor antitank gjerman Panzerfaust 3 pjesë e arsenalit mbrojtës së FSK-së. Gjatë mandatit tonë, Ministria e Mbrojtjes, përveç të tjerash, ka realizuar edhe një blerje tjetër të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës: sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji, në përdorim nga ushtritë e vendeve të NATO-s. Investimi në mbrojtje është investim për paqen, sovranitetin dhe integritetin e Republikës sonë”, ka njoftuar Kurti nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...