Kryeministri në detyrë, Albin Kurti shpreson se këtë javë mund të arrihet një marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.
Në një konferencë për media, Kurti tha se i ka bërë një ofertë Nismës mirëpo nuk dha detaje rreth përmbajtjes së saj.
“Kam bërë një ofertë për Nismën, dhe nuk mund t’i diskutoj elementet përbërëse para se të finalizohen ato biseda. Uroj dhe shpresoj sepse punoj që kjo të bëhet në këtë javë dhe të përmbyllet kjo, vetëm edhe pak durim, sepse në këtë fundjavë ose do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose e kundërta”, tha Kurti.
Ndryshe, sot dështoi për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit./Arbresh.info
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit