Në ceremoninë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u nderua me çmimin “Alumni Nderi i UP-së”, duke u rikthyer simbolikisht në vendin ku filloi rrugëtimin e tij akademik.
Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi lidhjen mes të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes së universitetit, si dhe rëndësinë e arsimit të lartë për zhvillimin e vendit:
“E shoh veten si njeri i lidhur me të shkuarën dhe me të ardhmen e këtij universiteti. Universiteti u themelua për të pasur kuadro. Është detyrë ta bëjmë këtë universitet më të lartin në rajon. Në historinë e Kosovës studenti ka dëshmuar si subjekt. Nuk ka dikë që nuk është i pajisur me karakter publik. Ne si institucione të shtetit bartim përgjegjësinë që dija të shpërndahet drejtë dhe sigurt. Profesor dhe student, ju mund t’i jepni shtetit dhe qytetit figurat e besimit. Pranimi i këtij çmimi është një përgjegjësi e madhe,” tha Kurti.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e universitetit, ku morën pjesë drejtues të UP-së, profesorë dhe studentë, dhe u prit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit, duke shënuar një moment të veçantë për historinë akademike të Kosovës.



Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...