Kryeminitri i Kosovës, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Ferati për vdekjen e djalit të tyre, Triumf Ferati.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se vdekja e Triumfit na tronditi dhe pikëlloi thellë, shkruan Arbresh.info.
“Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për humbjen e Triumf Feratit. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të.”, ka shkruar Kurti.
“Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët. Shpirti i Triumfit pushoftë në paqe! “, përfundoi ai./Arbresh.info/
Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së L...
Bislimi priti ambasadoren e re të Estonisë
Obiliqi miraton 350 euro në muaj për familjet strehuese
Mafia e drogës goditet në Spanjë, 5 shqiptarë të arrestuar
Kurti takon ambasadorët e BE-së, diskutohet formimi i instit...
KQZ: Vazhdon rinumërimi i votave, 64 nga 914 vendvotime të p...