Pas ceremonisë së rifillimit të procesit të vaksinimit me Pfizer, donacion ky i Bashkimit Evropian, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë zhvilluar edhe një takim me Olivér Várhelyi, Komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim.
Në takim ishin të pranishëm edhe shefi i Zyrës së BE në Kosovë dhe Përfaqësues special i BE-së, ambasadori i BE-së Tomas Szunyog dhe Lazlo Andrejko, anëtar i kabinetit të Komisionerit.
Me këtë rast, Kurti e njoftoi komisionerin Várhelyi, për masat që ka ndërmarrë Qeveria për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe për fushatën e vetëdijesimit të popullatës për të vazhduar respektimin e masave mbrojtëse.
Ai tha se kujdesi i të gjithëve duhet të shtohet dhe se është shumë e rëndësishme që procesi i vaksinimit të intensifikohet para fillimit të verës, atëherë kur edhe mërgata jonë kthehet në Kosovë. Kryeministri Kurti tha se bashkatdhetarëve nga diaspora u duhet krijuar ambient i sigurt i qëndrimit, ashtu që ata të mund të ribashkohen me familjarët e tyre dhe të kontribuojnë në ringjalljen ekonomike të vendit.
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...