Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se zotohen për pagat minimale mbi 500 euro.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka ndarë zotimet e tij nga Rahoveci, shkruan Arbresh.info.
“Sonte ishim në Rahovec, në vendin e bujqëve të zotë, në kryeqytetin e bujqësisë, e shembullin e bujarisë. Nga atje, me dorën në zemër zotohemi për: Zemrat e punëtorëve, pagë minimale mbi 500 euro; Zemrat e grave, mbështetje për punësimin e tyre përmes programit “SuperPuna për Gratë”; Zemrat e gjyshërve dhe gjysheve, 100 euro shtesë mbi pensionin bazik për kujdesin e tyre ndaj nipave e mbesave kur prindërit punojnë; Zemrat e prindërve, bono atëherë kur fëmijët i dërgojnë në çerdhe jopublike.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...