ryeministri në detyrë vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot në Kuvendin e Kosovës për nder të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.
Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit të tij, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryetarit të Kuvendit.
Kryeministri në detyrë ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.
Në hollin e Kuvendit, në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të shumtë të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit akademik Nexhat Dacit.
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...